Kryetari në largim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës “mashtrues”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Haradinaj ka thënë se Kurti shpenzon më së shumti para për të “ushqyer zagarë” që t’i fyejnë shqiptarët.

“E dyta po financohen mediat me thasë. Dëgjone çka po thotë ky, dëgjone mirë çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me fy shqiptarët”, deklaroi Haradinaj.

Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit ia ndali fjalën ish-kryeministrit.