Një natë aspak e lehtë për Hekuran Muratin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai nuk e ka përjetuar fare mirë debatin e nënkryetarëve të katër partive më të mëdha – Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, Uran Ismailit të Partisë Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelilit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Besnik Tahirit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – që u zhvillua të premten në emisionin Debat Plus që transmetohet në RTV Dukagjini, dy ditë para zgjedhjeve.
Përmes një postimi në Facebook, ai është ankuar se të gjithë përfaqësuesit e ish-opozitës – LDK-së, PDK-së dhe AAK-së – iu bën bashkë Konjufcës, derisa i akuzoi se nuk kanë çfarë të ofrojnë për qytetarët.
“Tre përfaqësues të bllokut opozitar, në vend se sonte të tregojnë për programet e tyre se çka ofrojnë, qenkan turrë me i përsëritë akuzat e rrejshme që i thonë tash e 5 vjet”, tha Murati.
“A nuk e kanë kuptu hala që populli i njeh shumë mirë se kush janë, dhe ju ka tregu qe dy herë në zgjedhje, edhe me 9 shkurt, edhe me 28 dhjetor që këto rrena nuk pijnë ujë?!”, shtoi ai.
I dëshpëruar që Konjufca e humbi debatin përballë përfaqësuesve të ish-opozitës, Murati theksoi se ata përgjigjen do ta marrin nga populli.
“Por, meqë e bllokuan vendin dhe e detyruan popullin përsëri të dalë në zgjedhje, atëherë sigurisht që përgjigjen nga populli do ta marrin edhe për herë të tretë me 7 qershor”, potencoi Murati.









