Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në objektin e Qeverisë së Kosovës gjersa mëngjesin e së hënës u pa duke dalë nga objekti për të marrë pjesë në një aktivitet.
Ai nuk foli para gazetarëve në lidhje me arsyet se pse nuk po voton në lexim të dytë për çështjen e Ligjit për Specialen, duke thënë shkurtimisht se këtë do ta bëjë nga objekti e Qeveria.
Protesta e paraparë e veteranëve pritet të nisë në orën 12:00 në mesditë.
Ata po kërkojnë votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Specialen, i cili ndryshon Ligjin bazë për dhomat e Specializuara.










