Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka pranuar ftesën për takim nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pranimin e ftesës e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Mustafa ka bërë të ditur se takimi do të mbahet nesër në orën 18:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen pas ftesës së kryeministrit në detyrë për takim me liderët e partive politike, në kuadër të zhvillimeve për formimin e institucioneve të reja.

Atë e kanë refuzuar AAK e PDK.