Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë e ka quajtur “klub futbollistik” Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

“Tash e kemi një pikë të fundit, është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova”, tha Kurti.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të enjten, Kurti bëri të ditur se kanë ndarë 250 mijë euro për suksesin historik të Kosovës për kualifikim në plejof të Botërorit. E 500 mijë euro do të ndahen nëse kalohet Sllovakia.