Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka konsideruar si humbje për institucionet largimin e Liburn Aliut nga pozita e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Largimi i Aliut nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por edhe për të gjithë ata që besojnë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik”, shkroi ai në rrjetin social Facebook.
Rama ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe korrektësinë që Aliu ka treguar në raport me të si kryetar.
Ai i ka uruar Aliut suksese, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.









