Pas humbjes së dytë nga Kosova, Përfaqësuesja e Suedisë e ka shkarkuar trajnerin Jon Dahl Tomasson.

Federata e Futbollit të Suedisë ka njoftuar se vendimi është bazuar në mungesën e rezultateve në kualifikimet e Kupës së Botës.

Të hënën, Kosova ka shënuar një fitore historike në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 duke e mposhtur Suedinë vendase me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm për “Dardanët” e realizoi sulmuesi Fisnik Asllani në minutën e 31-të.