HUMBJA NË ZGJEDHJE Hamza: Ruajtja e votës dëshmi që mijëra qytetarë besojnë në PDK-në

Hamza ka thënë se ruajtja e votës është dëshmi që mijëra qytetarë besojnë në PDK-në.

HUMBJA NË ZGJEDHJE Hamza: Ruajtja e votës dëshmi që mijëra qytetarë besojnë në PDK-në

Bedri Hamza

Ndonëse humbi zgjedhjet dhe doli me rezultat më të dobët se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se ruajtja e votës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në partinë që ai udhëheqë.

Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK-ja është renditur partia e dytë në zgjedhje me 192 mijë e 407 vota, e përkthyer në 22 mandate deputetësh – 2 më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe. Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson”, shkroi Hamza në Facebook.

Ky besim, Hamza theksoi se i obligon “më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë”, potencoi ai ndër të tjera.

Të gjitha votat për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë numëruara. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.11 për qind të votave.

VV-ja ka grumbulluar 486 mijë e 994 vota – më së shumti në histori. Me këto vota dhe për qindje, në parlament do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.23 për qind, apo 126 mijë e 102 vota. Në Kuvend, LDK-ja do t’i ketë 15 deputetë.

E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.5 për qind, apo 52 mijë e 370 vota. Në Kuvend AAK-ja do t’i ketë vetëm 6 deputetë.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani