Ish-Kryetarit të Mitrovicës së Veriut i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq, i është vërtetuar nga Gjykata e Apelit dënimi me gjashtë muaj burg me kusht për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”. Vendimi i instancës së dytë të gjyqësorit është marrë më 20 maj.
Atiq, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 1 shtator të vitit 2016, rreth orës 11:15, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, afër Kuvendit të Kosovës me dashje kishte bërë heqjen e kablloeve nga konvertori në një kuti metalike të rrjetit optik të shpërndarjes së transmetimit televiziv. Në këtë lloj forme, ai kishte ndërprerë transmetimin e seancës së Kuvendit të Kosovës në RTK.
Më 20 nëntor 2024, në lidhje me këtë vepër penale ai ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohej nëse Atiq brenda një viti nuk kryen vepër të re penale.









