Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është nomadi i vetëm i politikës kosovare.

Një individ që shpërngulet nga qëndrimi në qëndrim çdo gjashtë muaj.

“Piroman”me uniformë zjarrfikësi që dogji Kuvendin si opozitar, vetëm për të shëruar kompleksin e refuzimit të armës në luftën për çlirim.

Nomad kryeministër, që të gjitha investimet në patundshmëri i bëri në Norvegji.

I është kujtuar vonë se Kuvendi është shtëpia e politikanëve.

Kuvendi, që dikur sulmohej me zollë e digjej flakë nga militantët e tij.