Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e re e Kosovës.
Në votim të fshehtë, Pula mori 81 vota për në raundin e parë.
Pro saj votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joshumicë joserb.
Në sallë ishin edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk morën pjesë në votim.
Kundërkandidate formale e Shiroka-Pulës, ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Ajo mori vetëm një votë, ndërsa një ishte e pavlefshme.
Shiroka-Pula u propozua në orët e mbrëmjes nga Kryeministri Albin Kurti dhe u pranua si propozim nga PDK-ja.
Justina Shiroka-Pula është Presidentja e tretë grua e Kosovës, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.
Shiroka Pula deri më tani ka mbajtur pozitën e Kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Po ashtu, ajo ka edhe një karrierë politike. Ka qenë Ministre në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe deputete e PDK-së.









