Fëmijë i frikshëm në filmin Weapons

1. Weapons

Weapons fillon në ora 2:17, një natë në një lagje pa emër, kur 17 fëmijë nga një shkollë e njëjtë zgjohen nga gjumi, lënë shtëpitë e tyre dhe vrapojnë në errësirë. Nga ai moment, qytetarët duhet të merren me pyetjet çfarë ndodhi dhe pse. Zgjidhja për misterin super natyror del të jetë shumë e lehtë, por Zach Cregger, merr një rrugë të gjatë drejt përfundimit që të lë me gojë të hapur. I influencuar nga Magnolia e Paul Thomas Anderson, filmi Weapons duket si një lloj krejtësisht i ri i filmave horror.

Foto e shkëputur nga filmi Highest 2 Lowest

2. Highest 2 Lowest

Ky film është inspiruar nga High and Low i Akira Kurosawa. Denzel Washington luan rolin e një moguli në industrinë e muzikës, David King, djali i të cilit është kidnapuar, edhe pse del të jetë që kidnapuesi gabimisht ka marrë djalin e asistentit të King (Jeffrey Wright). A do të paguaj King për fëmijën e dikujt tjetër? Kësaj dileme morale i jepet formë nga metaforat e Lee, të mbledhura në një film të këndshëm.

Kopertina e filmit Bring Her Back

3. Bring her back

Danny dhe Michael Philippou bën një ndërrim të madh nga influencerë në youtube në drejtues filmi me Talk to Me më 2022 dhe filmi i ri i binjakëve australianë është akoma më i mirë. Bring Her Back është i ndërtuar me shumë kujdes, një tregim i një vëllai dhe një motre jetimë, që dërgohen të jetojnë me një nënë kujdestare shumë mikpritëse, ndoshta më mikpritëse se sa duhet. Çelësi është se Philippou-të e marrin seriozisht në mënyrë të barabartë edhe horrorin edhe dramën e filmit. Në vend të përdorimit të teknikave të lira të frikësimeve të papritura dhe ndryshimeve të sajuara, ata e tregojnë një histori shumë emocional rreth njerëzve tre-dimensinal në një mjedis të besueshëm jetese; rastis të ndodh që kjo histori të përfshijë satanë e zombi. Nëse votuesit e Oscar do t’i kushtonin më shumë rëndësi këtij zhanri filmash, Hawkins do të ishte një pretenduese serioze për çmimin aktorja më e mire.

Në listën e kritikëve gjenden edhe plot 13 filma të tjerë, të cilëve mund të ju qaseni në këtë link.