Roger Waters ka publikuar një version “të riimagjinuar” të këngës së Pink Floyd, “Comfortably Numb”, në bashkëpunim me këngëtaren palestineze Mona Miari.

“Comfortably Numb Re-Imagined” e shndërron këngën nga albumi The Wall (1979) në një homazh nëntëminutësh për popullin palestinez, përfshirë tekste të reja në anglisht dhe arabisht, si dhe një videoklip me pamje të filmuara në Gaza.

Refreni origjinal “I have become comfortably numb” (“Jam bërë i pandjeshëm”) është përshtatur nga Roger Waters dhe Mona Miari në “I will never become comfortably numb” (“Unë nuk do të bëhem kurrë i pandjeshëm”).

Është shtuar gjithashtu një pjesë e re, e shkruar nga Mona Miari, me titull “Hind’s Lullaby”, e frymëzuar nga historia e Hind Rajab, vajzës gjashtëvjeçare palestineze që u vra së bashku me anëtarë të familjes së saj në Gaza në janar të vitit 2024.