Disa prej tyre janë vendosur në afërsi të ambasadave të huaja, ndërsa të tjera në hapësira të ndryshme të kryeqytetit.

Në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në disa lokacione të Prishtinës janë shfaqur grafite që numërojnë ditët e kaluara nga dërgimi i tyre në Hagë.

Disa prej tyre janë vendosur në afërsi të ambasadave të huaja, ndërsa të tjera në hapësira të ndryshme të kryeqytetit.

Në to numërohen ditët e qëndrimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të shkruara në shqip dhe anglisht, grafitet përcjellin mesazhin: “2191 ditë histori nuk mund të burgosen”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u arrestuan më 5 nëntor 2020 dhe po atë ditë u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Për gati tri vjet ata qëndruan në paraburgim para se të niste gjykimi, në prill të vitit 2023. Procesi gjyqësor përfshiu 235 ditë seancash dhe 274 dëshmitarë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli aktgjykim dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Aktgjykimi u kundërshtua nga qytetarë të shumtë në Kosovë, të cilët për 21 ditë me radhë protestuan kundër vendimit.