Ashtu siç pritej, Veton Surroi, është përforcimi i fundit i Albin Kurtit në kundërshtim të projektit të gazit amerikan.
I preferuari i Slobodan Millosheviç-it dikur për Kryeministër të Kosovës, Surroi ka shkruar shkarravinën e radhës duke deklaru se “blerja apo jo e gazit amerikan nuk do të ndryshojë gjë në sigurinë energjetike të Kosovës”.
Medemek, Kosova aktualisht s’prodhon energji prej gazit rus kështu që s’ka varësi, rrjedhimisht s’ka pse e merr gazin amerikan.
Ky i pandehur para ndërgjegjes kombëtare e di se kjo është e pavërtetë, sepse Serbia furnizohet me gaz rus e Kosova blen energji prej Serbisë.
Pra, ti edhe si Kosovë e ndihmon atë industri ruse.
Po, ça të bëjmë.
Është i njëjti Veton Surroi që në vitin 1990 e kishte gënjyer sekretari amerikan të shtetit, Laërence Eagleburger, se “shqiptarët nuk duan pavarësi”.
Është i njëjti që me 1 maj 1988 shkruante se “Pavarësia është iluzion” dhe se shqiptarët nuk duhet as ta kërkojnë.
I njëjti Veton Surroi në një shkrim tjetër me titull Rojat e Kushtetutës tallte minatorët që protestonin dhe i quante irredentistë e i akuzonte se po duan Shqipërinë e Madhe.
Është i njëjtë që në intervistë me historianen kroate, Branka Magash, thoshte se shqiptarët janë primitivë dhe s’kanë vetëdije kombëtare.
E kjo është veç një pjesë e vogël e mëkateve të mëdha të këtij njeriu që sot Albin Kurti e ka këshilltar.
S’i ka mjaftuar ky këshilltare ia ka bërë edhe vajzën.
Veton Surroi e kupton se ky nuk është debat teknik për kilovat e tubacione.
Nuk e ka Surroi dert çështjen e gypave te gazit, po të drejtimit. Se afërsia e lidhja me Amerikën është e parehatshme për dikë që rehatinë politike e ka gjetë në Serbi.
Po këta gjithmonë kanë bërë kështu. Vendimet e dëmshme për kombin gjithmonë i kanë marrë të mbështjella me intelektualitet e kundërshtimin e kanë bërë me gjuhë racionale, po e kaluara e njeh mirë këtë prej gjurmëve që i ka lanë.
Ky në thelb hallin e ka te ajo dhimbja e vjetër që ndjenë kur e kujton se kush kanë qenë njerëzit që Kosovës ia sollën lirinë, shtetësinë dhe miqësinë me Perëndimin.
Këtë këta nuk e durojnë dot. Prandaj, punojnë natë e ditë ta shkatërrojnë.








