HIPOKRIZIA ‘Regjia, lajmi ndërkombëtar’ – si e quante Kurti ftesën e Prokurorisë për dëshmi në një rast korrupsioni

Kurti u paraqit sot në Gjykatë, por jo në Prokurori, ku është i ftuar prej muajsh.

HIPOKRIZIA ‘Regjia, lajmi ndërkombëtar’ – si e quante Kurti ftesën e Prokurorisë për dëshmi në një rast korrupsioni

Albin Kurti

Albin Kurti u bë lajm i mëngjesit, kur u pa në sallën e gjyqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai shkoi aty, i shoqëruar nga truprojat, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit Kurti.

Por dikur, thirrjet e sistemit të drejtësisë për paraqitje – qoftë edhe si dëshmitar – Kurti i përshkruante si “skena filmi” kundër tij dhe kundër Kosovës.

Para disa muajsh, në një emision që nuk transmetohet më, të drejtuar nga ish-këshilltari i tij Shkëlzen Gashi dhe ish-zyrtari i VV-së, Rron Gjinovci, kryeministri në detyrë kishte deklaruar se prokuroria synonte të prodhonte një lajm ndërkombëtar.

“Unë besoj që pikërisht ky prokurori Isufaj është regjisori i një pamjeje ku unë hyj në Prokurorinë e Shtetit dhe prodhohet një lajm ndërkombëtar, ‘Kryeministri i Kosovës intervistohet për një rast korrupsioni’. Aty nuk thuhet se është si dëshmitar – ky është qëllimi”, kishte deklaruar ai.

Sulmet ndaj çdo shkalle të sistemit gjyqësor – nga vetë Kurti dhe njerëzit e partisë së tij – janë të shpeshta.

Kurti kishte sulmuar prokurorinë kur arrestoi drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, i akuzuar për korrupsion. Të njëjtën qasje kishte edhe ndaj Gjykatës Supreme, për vendimet rreth certifikimit të Listës Serbe, si dhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, në rastet e aktgjykimeve për bllokadën institucionale.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani