Disa muaj pasi që e quajti “rrugaç”, Fitore Pacolli, Ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i ka shkuar në zyrë Sami Lushtakut, Kryetarit të Skenderajt, për të nënshkruar një marrëveshje për financimin e programeve të banimit.
Në një postim në Facebook, Lushatku ka publikuar një fotografi me Pacollin, ku shihen duke nënshkruar një dokument.
“Sot nënshkruam Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me zonjën Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës”, shkroi ndër të tjera Lushtaku.
Në një intervistë për Kanal 10, më 15 maj, Pacolli i kishte thënë “ti mund të luftosh për vendin tënd, mirëpo tani mund të kthehesh në një rrugaç të tillë siç është Sami Lushtaku”.








