Ka kaluar më shumë se një dekadë prej kur është aktualizuar për herë të fundit kjo temë.

Por sot Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin historik duke proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese që mundësojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!” Shkroi Vjosa Osmani

Befas brenda minutash, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e edhe shefja e deputetëve të VV-së u ka bërë ftesë partivve politike që këto amandamente të përkrahen me votë.Nëse kjo do të ndodhte, dhe këto amandamente do merrnin dritë jeshile në kuvend, atëherë presidenti i shtetit do të zgjidhej në kutitë e votimit për qytetarë e jo për deputetë. Por çka përmbajnë këto amandamente që do të bënin një ndryshim kaq drastik në një Demokraci Parlamentare si kjo e jona?

Neni 86 i Kushtetues së Kosovës do të fshihej dhe te zëvendësohet me një nen te ri 86.

Derisa Neni aktual 86 thotë se “Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë”.

Ai sipas amendamentit të propozuar do të ndryshohej me një nen të ri 86 i cili do të thoshte:

“Presidenti i Republikës se Kosovës zgjedhet drejtpërdrejt nga qytetaret me te drejte vote”.

Zgjedhjet Presidenciale do të shpalleshin nga Kryetari i Kuvendit, jo me vone se gjashte muaj para përfundimit te mandatit te rregullt te Presidentit te Republikës se Kosovës.

Kandidatë për t’u zgjedhur president do të mund të ishte kushdo nga partitë politike që kanë ulëse në Kuvend ose secili shtetas mbi 35 vjeçar i republikës që do arrinte 15.000 nënshkrime nga qytetarë me të drejtë vote.

Në ditën e zgjedhjeve nëse kandidati për President merr shumicën absolute (me shume se 50%) te votave te vlefshme ne rrethin e pare, atëherë zgjedhet President i Republikës se Kosovës.

Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën absolute te votave ne rrethin e pare, mbahet rrethi i dyte i zgjedhjeve ne mes te dy kandidateve qe kane marre numrin me te madh te votave ne rrethin e pare.

Rrethi i dyte i zgjedhjeve mbahet jo me vone se 30 dite nga rrethi i pare.

Gjykata Kushtetuese kishte dhënë mendimin për këtë kërkesë, duke e aprovuar, por vetëm pjesërisht..

Në pikën 128 Gjykata konstatonte se “amendamenti i propozuar i Kushtetutës i cili parasheh zgjedhjen e Presidentit te Republikës nga qytetaret me te drejte vote është përmirësim i te drejtës se qytetareve”.

Gjykata e aprovoi pikën 1 të nenit duke konstatuar se “neni i ri i propozuar 86.1 nuk pakëson ndonjë te drejte dhe liritë e përcaktuara ne Kapitullin II te Kushtetutës”.

Por e rrëzoi paragrafin 3 të nenit të ri duke konstatuar se “ky propozim ua mohon të drejtat subjekteve politike që nuk e kanë kaluar pragu zgjedhor, për të pasur kandidat për President në rast se do të donin.

Por, ky ndryshim kushtetuese nuk ndodhi kurrë.

Siç dihet, për të ndryshuar Kushtetutën e Kosovës nevojitet shumica e dyfishtë, pra 2 të 3-at e të gjithë deputetëve dhe po ashtu 2-3 e pakicës serbe.

Amandamentet nuk shkuan kurrë për votim dhe pushuan në heshtje, derisa iu dha zë këtë të enjte pas më shumë se një dekade presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po tenton rrugë te reja për kapjen edhe të një mandati si Presidente e vendit.