Vjosa Osmani ka refuzuar të deklarohet në pyetjen e VOX Kosova se pse ajo nuk është kandidatja e kryeministrit, Albin Kurti edhe për një mandat si Presidente. Gazetarja e VOX Kosova, ka pritur për një përgjigje para shtëpisë së saj në lagjen luksoze “Marigona Hill”, por që Presidentja aktuale, edhe pasi që është përballur me pyetjen është larguar pa ndonjë sqarim.

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka më Vjosa Osmanin të preferuar për Presidente. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca është emri i përfolur për këtë pozitë si propozim nga partia në pushtet. I pari i Qeverisë, i ka ikur edhe pyetjeve të VOX Kosova për mos-kandidimin e Osmanit.

“Ne duhet t’i kemi 80 veta, të cilët qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht. Konsiderojmë që nuk mund të shkojmë me 80 në votim. Po doli 79 numri në fund, automatikisht shkojmë në zgjedhje. E kemi prioritet absolut në situatën aktuale politike evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që jo t’i kemi 80, por duhet të sigurohemi që t’i kemi 84 ose 85. Dhe për këtë është duke u bërë beteja me këto komunikime e me këto takime të cilat po i zhvillojmë”, tha i pari i Qeverisë.

Mandati aktual i Vjosa Osmanit si Presidente skadon më 04 prill. Zgjedhja e Kryetarit të ri të shtetit duhet të bëhet deri më së largu nesër(e enjte, 05 mars).

Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, Kosova pritet shkojë në zgjedhje të reja.