Hekuran Murati, Ministër i Financave i Kosovës, e ka zënë veten në rrenë në një hark kohor prej vetëm dy muajsh, teksa ka komentuar afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
“Me datën 4 mars na duhet me zgjedh Presidentin ose Presidenten e re. Nëse nuk zgjedhet duhet me u shpërnda Kuvendi”, thoshte Murati më 25 dhjetor të vitit të kaluar në emisionin Adresa të Televizionit Kanal 10.
Vetëm dy muaj pas, Murati ndryshoi krejtësisht opinionin e tij lidhur me këtë çështje. Në emisionin Pressing të Televizionit T7, Murati, dje më 6 mars, deklaroi: “Fillimisht pra nëse thirremi në Nenin 86 paragrafi 2 ky është një kufi kushtetues mirëpo nuk ka pasoja për sa i përket tejkalimit të këtij afati. Prandaj edhe është absurde të mendohet që tejkalimi i këtij afati çon me automatizëm në shpërndaje të kuvendit”.








