Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, pasi dështimit të seancës të së enjtes për shkak të mungesës së kuorumit.
“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”.
“Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”.









