Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur 3 nënkryetarët e tij. Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur Albulena Haxhiu, nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Votimi ishte i përbashkët për të tre kandidatët e tri partive më të mëdha. 101 deputetë ishin për, kundër nuk kishte, dhe abstenime ishin 9.
Zgjedhja e tre nënkryetarëve është bërë disa orë pasi që Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit.