Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk e ka miratuar raportin e paraqitur nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, para anëtarëve të këtij këshilli.

Raporti kishte kryesisht të dhëna të punës së Prokurorisë Speciale, që vitin e fundit është parë dukshëm se ka ngritur dhjetëra aktakuza, pos të tjerash, vetëm për krime lufte.

Pavarësisht prezantimit të bërë nga Isufaj, anëtarët e Këshillit nuk i dhanë mbështetjen e nevojshme raportit, duke bërë që ai të mbetet pa miratim.

Kritikat ishin bazike, duke i vënë theks detajeve teknike shumë më shumë se vetë punës së Prokurorisë Speciale.

Ndryshe nga katër anëtarët e tjerë të Këshillit, pro raportit çuditshëm pro votoi Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe anëtari tjetër, Milot Krasniqi.

Kujtojmë që Blerim Isufaj kishte nisur një procedurë për veprimet e këtij Këshilli, që e kishin shpallur konkursin për Kryeprokuror të Shtetit pa e përmbyllur fare procesin paraprak, ku kandidat ishte Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit.