Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, nuk ka marrë pjesë fare në votimin për kryeparlamentare të Donika Gërvalles sot në Kuvendin e Kosovës. Kur të gjithë kolegët e saj nga partia ngritën duart lartë për t’i dhënë votën pro Gërvalles, ajo nuk e bëri një gjë të tillë. Nuk doli as kundër dhe as nuk abstenoi.

Shqipe Selimi është gruaja e Rexhep Selimit, ish-komandantit të UÇK-së që tash po përballet me akuza për krime lufte në Hagë.

Në një postim të vitit 2020, tash Ministrja e Jashtme e kishte quajtur Selimin “figurë të botës së krimit”.

Postimi:

Sipas asaj që kumtoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, Gërvalla mori 57 vota për e 56 kundër sot kur u hodh në votim kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit.