Kamala Harris, ish-zëvendës presidente e kandidatja e demokratëve për presidente të SHBA-së, thotë se nuk ka mbaruar rrugëtimin e saj politik dhe se po konsideron edhe një garë tjetër për të parën e shtetit më të fuqishëm në botë.
Në një intervistë dhënë për BBC, e cila pritet të transmetohet këtë të diele në mëngjes Harris thotë se ajo “ndoshta” do të jetë presidentja e ardhshme e shteteve, duke bërë kështu komentin më të qartë deri tash se ajo do të garojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2028, edhe pse renditet shumë poshtë në sondazhe.
Ajo thotë se ende nuk ka marrë një vendim të prerë, pot theksoi se e ka një bindje se një ditë do të ketë një grua në Shtëpinë e Bardhë e se karriera e saj politike nuk ka perënduar ende.
“Unë nuk kam mbaruar,” tha ish-nën presidentja për BBC-në. “E kam jetuar të gjithë karrierën time si një jetë shërbimi dhe kjo është pjesë e imja.”









