Harlisja Vjosa Osmani pjesë e showbizit

Dobësia e Vjosa Osmanit për të qenë gjysmë-presidente, gjysmë-ikonë mode, gjysmë ‘celebrity’ është shfaqur prej ndërhyrjeve kirurgjikale në shërbim të dukjes së jashtme deri tek citatet prej këngëve të Dafina Zeqirit kur i drejtohej një populli të tërë për tema të interesave shtetërore. 

Harlisja Vjosa Osmani pjesë e showbizit

Opinioni i gjerë publik në Kosovë deri shumë vonë ka qenë pothuajse absolutisht i bindur se dukuria e harlisjes nëpër rrjete sociale ka arritur kufijtë më të skajshëm me përfaqësueset kryesore të familjes Haradinaj (motrat Muçaj) dhe ato të familjes Rugova (motrat Kllokoqi).

Në një keqpërdorim të frikshëm të peshës simbolike të familjeve të tyre, ato prej kohësh i janë qepur një gare fort të çuditshme me adoleshentet e showbizit vendor, duke mos kursyer asgjë prej lëvizjeve provokative, grimasave banale e deri tek vallëzimet e papërmbajtshme në majë të skenave të klubeve të natës.

Aktivistë të përvuajtur që me zjarr të brendshëm e shpërfillën robërinë duke vrapuar pas Ibrahim Rugovës, veteranë me gjymtyrë të sakatosura për atdhe që rreshtoheshin me lot në sy duke besuar në trimërinë e Haradinajt, radhë të gjata njerëzish të zakonshëm që punuan dhe sfiduan të pabesueshmen me sakrificat e tyre, sot janë të dënuar ta shohin me sytë e ballit shfaqjen e luksit, party-t me VIP-a, fudullëkun e pambarimtë, nën peizazhet e kullave me stemë të UÇK-së të ngjitur deri në kupë të qiellit apo edhe në mes të hapësirave muzeale në zyrat e ish-Presidentit nën hijen e flamurit të Dardanisë.

Vetëm të mbështeturit për muri në përpjekjen e dështuar për arsyetim të familjeve të idhujve të tyre të dikurshëm thonë me pëshpërimë se kjo hata e madhe vjen si rrjedhojë e profesioneve të tyre. Mirëpo nga pozita e bartëseve të të gjitha privilegjeve që burojnë nga të qenurit prej familjeve në fjalë, nuk buron edhe papërgjegjësia e lazdrimit para popullit me pagën mesatare as 400 euro në muaj.

Derisa dukej se asgjë nuk ka mbetur nga çudia e harlisjeve në rrjete sociale, kësaj konkurrence të ngushtë mes këtyre dy familjeve, i është bashkangjitur edhe familja e vetë Vjosa Osmanit: motra, vëllezër e kunata.

Pritni pak, ju lutem: nuk është fjala për rastin shokues kur Vjosa Osmani, e teletisur me stilist personal shkelmoi pa fije turpi traditën e mikpritjes shqiptare dhe grimcën më të vogël të vetë kulturës njerëzore, kur iu fut Fahrije Hotit në dasmën e djalit me mbrojtje të afërt.

Mes mixhëlisit të kurorëzimit të dashurisë, ajo u kacavjerrë në hedhjen e shotës vetëm pasi ua përkujtoi paraprakisht të pranishmeve se ajo i përket një niveli më të lartë shoqëror.

Nejse, kjo skenë nuk i zë në befasi sinjalizuesit e stërmërzitur nga shoqërimi i vajzave të saj me turpëroje shtatmëdhenj prej zbavitjeve të tyre ditore deri tek shëtitjet për shtatë pale qefe nëpër shopping mallërat e Kosovës, ku fëmijët e shumicës dërmuese të popullit shikojnë vetëm nga largësia prej xhamash në pamundësi për t’i blerë ëndrrat e tyre.

Dobësia e Vjosa Osmanit për të qenë gjysmë-presidente, gjysmë-ikonë mode, gjysmë ‘celebrity’ është shfaqur prej ndërhyrjeve kirurgjikale në shërbim të dukjes së jashtme deri tek citatet prej këngëve të Dafina Zeqirit kur i drejtohej një populli të tërë për tema të interesave shtetërore. 

Nën dritën lara-lara të vëmendjes së saj, nuk e lëshuan mundësinë për t’iu bashkangjitur këtij trendi edhe motra (Blinera Osmani-Bislimi) dhe kunata (Adelina Haxhani Osmani), gruaja e shokut Ramadan, të cilin rrethi i afërm e njeh për një fjalim të dështuar në dasmën e tij apo si një njeri të apasionuar pas tatuazheve dhe gajasjeve pa takt.

Çdo mendje e esëllt në këtë vend e ka të pamundur ta harrojë kur Presidentja i quajti krejt profesionistët e devotshëm, të cilët i jepen punës me dritën e mendjes e djersën e ballit, “analfabet”, vetëm për ta arsyetuar ndikimin e saj në punësimin e tij si Mbikëqyrës i Lartë të Bankave në BQK. Fundja, kush është rritur brenda mureve të plumta të mbrojtjes popullore jugosllave nuk e harron edhe me aq lehtësi shprehinë e ndarjes nga populli.

Blinera Osmani e preku kulmin e zjarrit të pashuar për vëmendje publike kur u shfaq në një podcast amator me përmbajtje të shthurur sikurse SHOK.

Pasi u bë horë me shaka palidhje, ajo tregoi se cheesecake-un me mango më të mirë në botë e kullufiti nga duart e arta të Presidentes. Ta keni parasysh, në botën e yjeve të larta që përkujdesen rreptësishtë edhe për linjat trupore nuk hahet revani dhe tespishte, por më së thjeshti cheesecake me mango.

E njëjta doli edhe në Canape, për të shitur mend për arritjet e saj profesionale, duke i dhënë vëmendje të veçantë profesionale një rasti që ka shqetësuar shumë zemrat e popullit fisnik si ndarja e Arbenitës dhe Feros. Ndonëse në një prononcim tregoi se mban çanta firmato dhe zbavitet klubeve të natës, ajo paturpësisht për një emision të tërë aktroi rolin e një zonje të thekur dhe një dame me klasë – pak a shumë një trendi ka kohë që edhe i është bashkangjitur gruaja e halabakut Alban Krasniqi, Albulena Haxhiu.

Nuk lëshoi rend për tu kurulldisur në studio televizive edhe kunata e saj – Adelina Haxhani – e cila u kujdes të shkoi aq larg sa të deklaroi se vajzat e saj janë me fat që po rriten me një model të hatashëm suksesi si Vjosa Osmani. Ajo megjithatë nuk tregoi nëse do t’ua mësojë atyre se halla Vjosë nuk është ngjitur në karrierë për shkak të formimit të saj intelektual, por për shkak të dredhive të pamatshme e besëprerjeve të pandërprera, duke filluar nga Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa e krejt Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Kjo lëkundje e çuditshme mes aktoreve të sfilatave të showbizit, grave me status të lartë dhe familjeve të pushtetshme ka shpjegime të shumta në rrafsh personal.

Shpjegimi i personalizuar i këtyre sjelljeve megjithatë është fare i parëndësishëm në këtë rast. Problem këtu është thellësisht politik sepse këto sjellje janë shprehje e një elite pafre e cila nga majmja në pushtet jo vetëm shkëputet nga shoqëria nëpërmjet krijimit të lukseve dhe privilegjeve, por edhe e arsyeton atë në emër të tejkalimit të zakoneve të vjetërura shtypëse dhe kinse emancipimit shoqëror.

Prapa krejt kësaj sjellje e cila në dukje i tejkalon kufijtë e ngurtë të shoqërive tradicionale qëndron pikërisht shkëputja nga realiteti shoqëror i familjeve me nam dhe përfaqësueseve të supozuar të tij.

Për këtë shkrim, nuk ka nevojë të reagojë nën diktat Bekim Kupina, i cili tashmë është trajnuar për të ndërsyer ndaj kujtdo që ia përmend emrin padrones së tij.

Gjithashtu, përpjekja për ta lexuar këtë artikull si karikaturë apo ofendim është zhvendosje e thelbit të tij të vërtetë. Lexojeni edhe njëherë në rast se jeni të një mendimi ndryshe.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin