Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit është i hapur plotësisht për kalim të plotë.

“Irani sapo ka njoftuar se ngushtica e Iranit është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit!”, ka shkruar i pari i SHBA-së në rrjetin e tij social TruthSocial pak minuta më parë.

Pak çaste pas, Trump ka thënë se ndonëse ngushtica është hapur për aktivitete biznesore, bllokada detare ndaj Iranit do të mbetet në fuqi, derisa të përfundojë marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, e cila sipas tij “pritet të ecë shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë tashmë të negociuara”.

“Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe gati për aktivitet dhe kalim të plotë, por bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë sa i përket vetëm Iranit, derisa transaksioni ynë me Iranin të përfundojë 100%. Ky proces pritet të ecë shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë tashmë të negociuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, ka shkruar Trump.

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka qenë një strategji iraniane në luftën tashmë disa javore me SHBA-në, nëpërmjet secilës ‘mbante peng’ ekonominë botërore të naftës, duke bllokuar qarkullimin e një të pestës së naftës në botë.