Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë se një Konferencë e re e Kombeve të Bashkuara këtë muaj do të konsiderojë planet për Gzën e pasluftës dhe përgatitje për njohjen e një shteti palestinez nga Franca dhe te tjerët.
Franca bashkë me Arabinë Saudite dështuan ta mbajnë konferencën në New York muajin e kaluar në Qershor, pas një presioni nga ShBA-të si dhe për shkak se shumica e përfaqësuesve arabë nuk mund të merrnin pjesë si pasojë e bllokimit të hapësirës ajrore nga lufta ajrore Izrael-Iran.
“Qëllimi është të ideojmë Gazën e pasluftës dhe të përgatisim njohjen e Palestinës nga Franca dhe shtetet e tjera që do të përfshihen në këtë drejtim,” ka thënë Ministri i Jashtëm i Francës gjatë një conference për media në Bruksel.
Konferenca pritet të mbahet më 28-29 Korrik. Izraeli po e kundërshton idenë e Presidentit Macron për një shtet të pranuar palestinez edhe në territoret e okupuara nga Izraeli.