Ndonëse e thirrën seancën konstituive jashtë afatit kushtetues, Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, shkeljen e Kushtetutës e ka bazuar në hamendësim.
Ai po thotë se nuk mendon që Vetëvendosje e ka shkelur Kushtetutën.
“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve, prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me ditën e mbajtjes së seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët kanë interpretime të ndryshme, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një ditë. Nuk është dramatike qysh po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtejshëm kushtetues të vendit tonë. Kur do të thirret seanca, nuk mund ta caktoj unë”, tha Glauk Konjufca para mediave.
Konjufca, ndër të tjera, tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet për marrëveshje me partitë tjera.
“Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e Aleanca”, u deklarua Konjufca.









