Trump thotë se “mënyra më e mirë për të mbyllur” krizën në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet.
Trump ka shkruar në rrjetin e tij social Truth: “mënyra më e shpejtë për të ndalur krizën në Gaza është që Hamasi TË DORËZOHET DHE TË LIROJË PENGJET!!!”
Siç është raportuar edhe më parë, Trump ka thënë për media se ka uri të vërtetë në Gaza, pasi Netanyahu insistoi se nuk ka një gjë të tillë.
Ndërkaq, sot Trump tha se lëvizja e Kanadës për ta njohur shtetin palestinez mund të ndërpresë negociatat për tregti me Amerikën.
Në ndërkohë, emisari i Trump në lindjen e mesme Witkoff, është në vizitë në Izrael dhe ka takuar kryeminsitrin e vendit Benjamin Netanyahun.









