Debatit se pse Albin Kurti nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), iu është bashkuar edhe Fatos Klosi, ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH).

Në një intervistë për “Top News”, Klosi ka treguar versionin e tij. Ai ka thënë se Kurti “është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”. “Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës”, shtoi.

“[Kurti] u justifikua që nuk jam mirë me shëndet dhe unë nuk e përballoj dot jetën e malit më the të thash dhe u tërhoq”, deklaroi ai.

Edhe vetë Kurti në vitin 1998 ishte shprehur kundër luftës.

“Unë kurrë nuk do të kisha marrë një armë. Mendoj se zgjidhja më e mirë midis dorëzimit dhe luftës është lëvizja paqësore”, kishte thënë Kurti asokohe.