Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka thënë se do të hakmerret për iranianët e vrarë.
Deklarata e tij po lexohet në televizionin shtetëror të shtetit persian. Kjo është hera e parë lideri i ri flet që kur u zgjodh për të pasuar babain e tij, Ali Khamenei.
Sipas komenteve të përkthyera nga BBC Persian, Khamenei thotë se “leva e bllokimit të Gjirit të Hormuzit” duhet të vazhdojë të përdoret nga Irani.
Ai shton se Irani ka një politikë “miqësie” me vendet fqinje, por i këshilloi ato të mbyllin bazat amerikane, të cilat – sipas tij – Irani do të vazhdojë t’i godasë.
Mojtaba Khamenei thotë se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë.
Ai thotë se kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e qytetit Minab, ku një sulm amerikan pranë një shkolle vrau 168 persona, përfshirë rreth 110 fëmijë.
Irani thotë se shkolla u godit nga një raketë amerikane.









