Blerim Isufaj është shkarkuar nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nga Këshilli Prokurorial, me pretekstin e efikasitetit të dobët të kësaj Prokurorie.

Presioni ndaj tij nuk ishte ndalur prej kur kishin ndryshuar emrat e anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe nga zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi.

Blerim Isufaj, para pesë vitesh, kishte qenë kandidat për Kryeprokuror të Shtetit dhe pozita kishte mbetur vakante veç pse këtë e kundërshtonte zellshëm pushteti i Albin Kurtit.

Ai direkt thoshte se nuk e do Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit.

“Pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të Presidentës së Republikës, të Kryeparlamentarit të Kosovës dhe të Kryeministrit të Qeverisë”, kishte deklaruar Albin Kurti për kandidaturën e Blerim Isufaj për Kryeprokuror.

Prokuroria e udhëhequr nga ai, kohëve të fundit, ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në disa fusha, përfshirë ngritjen e aktakuzës së jashtëzakonshme për sulmin terrorist në Banjskë, sulmin terrorist në Ibër-Lepenc e së fundmi edhe aktakuzën për sulmin ndaj Jasharëve në Prekaz.

Prokuroria Speciale ka nisur edhe hetime që prekin direkt emra të pushtetit, përfshirë ministren Rozeta Hajdari, Kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe Kryeshefin e “Iber-Lepencit”, Faruk Mujka.

Ky shkarkim ishte parashikuar pasi që, në periudhën e raportimit para KPK-së, ai u përball me një presion të jashtëzakonshëm e kritika qesharake nga anëtarët.

Raportimi i VOX Kosova: