“Na e kemi provu koalicionin me ta 51 ditë na ka zgjatë. O për zotin qetash as 5 orë s`mundet me zgjatë. Kështu që na s`bojmë koalicion me ta. Na kemi koalicion me njëri-tjetrin, me popullin”. Deklaronte Kurti në 2025-wn.
Mbase mund të jetë kjo arsyeja, pse Lumir Abdixhiku e LDK-ja nuk kanë fije besimi te Albin Kurti e Vetëvendosja.
Kurti siç deklaroi vetë, deshi t’i japë LDK-së zv ministrin dhe 4 ministri, pra i ofroi koalicion qeverisës.
Me logjikën e tij, pra Kurti po e do LDK-në për një koalicion pesë orësh, aq orë mjaftojnë për të zgjedhur President dikë nga Vetëvendosja e që pastaj lehtësisht të ndodhë një tjetër skenar.
Një skenar i vitit 2020 pwr shembull.
Nuk kisha zgjidhje tjetër sot përveç se ta liroj nga detyra, ish ministrin Veliu, më shumë se gjysmë ore parprakisht e kam njoftuar kryetarin e LDK-së. Deklaronte Kurti.
Albin Kurti kështu e kishte shkelur marrëveshjen politike me Isa Mustafën, e cila thoshte se ai mund t’i shkarkojë ministrat e LDK-së vetëm pas konsultimit paraprak me partnerin e koalicionit.
Kurti e shkarkoi Veliun pa kurrfarë konsultimi. Thjesht, me urdhër.
Ai edhe në zgjedhjet e fundit do të fillonte një furi sharjesh e fryrjesh për LDK-në.
Sikur ky rasti këtu, kur i krahasonte me insekte.
“Kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LDK-yhit, që thotë se po i pëlqen populli, a populli ka simpati për ta, kjo mu mi përngjan asaj mizes, që thotshte kudo që po shkoj po më presin me duartrokitje…” deklaronte Kurti nw fushatw.
Sidoqoftë epitetin që Kurti ua dha LDK-së e opozitës ne shkurt të 2025-tës, po i kushton Kryeministrit në 2026-tën.
Sot, askush më s’i beson për bashkëpunim politik.
Sepse, siç do thoshte ai vetë…
“Ka kaluar koha e hajvantit… “








