Hajnia Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

Mujka, që për një kohë të gjatë ka qenë edhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë,  dyshohet se veprën e ka kryer gjatë kohës sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Hajnia Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

Faruk Mujka

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për Faruk Mujkën, anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ka kuptuar VOX Kosova përmes burimeve brenda Prokurorisë Speciale.

Aktakuza tashmë është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Raportimin e VOX Kosova, e konfirmoi më pas edhe Prokuroria Speciale.

Sipas Prokurorisë, Mujka akuzohet për veprat penale të “Keqpërdorimit të pozitës zyrtare” dhe “Mosraportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë materiale ose detyrimeve financiare”. Akuzat lidhen me kohën kur ai ka shërbyer si nënkryetar i komunës së Mitrovicës.

Organi i akuzës bëri të ditur se Mujka së bashku me Hysen Muzliukaj, ish-këshilltar i Faton Pecit, dyshohen se i kanë shkaktuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dëm mbi 125 mijë euro.

“Në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Mujka dhe Muzliukaj, duke shfrytëzuar detyrat zyrtare, tejkaluan kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, më 25 prill 2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, “i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro AKP-së”.

Dy vjet më parë, për të njëjtën çështje, Mujka ishte arrestuar, bashkë me ish-drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Hysen Muzliukaj.

Gjatë bastisjeve të Policisë në pronën e Mujkës ishin gjetur 60 mijë euro. Si avokat mbrojtës i tij ishte angazhuar ish-deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Faruk Mujka më pas ishte zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”. Ndërsa, Hysen Muzliukaj ishte zgjedhur këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

LAJME

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

NJOFTON PRESIDENTJA Trump fton Osmanin ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani