Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) është gjobitur me 110 mijë euro për njehsorët e rrymës me afat të skaduar dhe ata me pasaktësi  në datë dhe orë. Gjoba është shqiptuar nga Inspektorati Qendror i Tregut pasi është konstatuar se 18 njehsorë kanë dalë me afat të skaduar të validitetit, dy kanë rezultuar me “miratim tipi të tërhequr”, ndërsa 30 njehsorë kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë.

Veprimet e inspektoratit vinë pas raportimeve mediale të cilat treguan se njehsorët elektrikë të KEDS-it kanë devijime kohore dhe për rrjedhojë matja e shpenzimeve të rrymës bëhet gabim.

Në mostrat e prezantuara doli se një numër i madh i njehsorëve janë prapa me kohën reale, çka nënkupton se kur konsumatorët shpenzojnë me përllogaritjen e tarifës së lirë, në fakt ata faturohen me çmime të larta.

Në terren, KEDS ka vazhduar në formë intensive ndërrimin e matësve pa lajmëruar fare konsumatorët.