Deputetë e Parlamentit të Greqisë kanë aprovuar të premten blerjen e 36 sistemeve artilerike raketore “PULS”, nga Izraeli, të cilat do t’i kushtojnë buxhetit grek rreth 650 milionë euro, kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” dy zyrtarë grekë.

Autoritetet greke, shtetit që po del nga kriza financiare 2009-2018, kanë thënë se do të shpenzojnë rreth 28 miliardë euro deri më 2036 për të modernizuar ushtrinë e tyre si dhe për të mbajtur tempon kundër rivalit historik, Turqisë.

“Në një sesion të mbyllur, komisioni parlamentar i mbrojtjes ka aprovuar blerjen e PULS”, ka thënë një zyrtar i lartë grek i mirënjohur me çështjen.

Një zyrtar tjetër, po ashtu i kyçur thellë në këtë temë. I ka konformuar Reuters-it aprovimin e parlmanetiti helen, duke bërë me dije se shuma do të jetë rreth 650 deri në 750 milionë euro.

Reuters kishte raportuar në nëntor se Greqia ka qenë në bisedime me Izraelin për këto sisteme.

Greqia është po ashtu në bisedime me Izraelin për zhvillimin e një kupole evropiane kundër-ajrore dhe kundër-raketore në vlerë prej 3 miliardë eurosh.