GRATË NË SIGURI Ish presidentja Jahjaga lanson Rrjetin e Grave në Sektorin e Sigurisë të Kosovës

Jahjaga ka potencuar se nisma është në linjë me rezolutën 1325 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për synim ka fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë në Kosovë.

GRATË NË SIGURI Ish presidentja Jahjaga lanson Rrjetin e Grave në Sektorin e Sigurisë të Kosovës

Foto nga ceremonia hapëse

Të hënën e 26 janarit, Fondacioni Jahjaga ka nisur projektin Rrjeti i Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë, që sipas ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shënon një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë.

“Sot, Fondacioni Jahjaga shënoi një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë duke lansuar Rrjetin e Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë”, ka njoftuar Jahjaga.

Projekti është mbështetur nga Mbretëria e Holandës dhe është zyrtarizuar pas memorandumeve të mirëkuptimit mes Fondacionit të ish presidentes dhe institucioneve të ndryshme të sigurisë në Kosovë.

“Ky projekt i mbështetur nga Mbretëria e Holandës u formalizua nëpërmjet nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit mes Fondacionit Jahjaga të përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Bexheti me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe Asociacioni e Komunave të Kosovës”, ka deklaruar ish kryetarja e Kosovës.

Jahjaga ka potencuar se nisma është në linjë me rezolutën 1325 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për synim ka fuqizimin e bashkëpunimit profesional, ndarjes së përvojave dhe rolin e grave në institucionet e sigurisë.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin