Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e epërsisë për Kosovën ndaj Irlandës, në ndeshjen që po zhvillohet sonte.

Muriqi e gjeti golin në minutën e 83-të, duke kaluar Kosovën në epërsi.

Pas golit, sulmuesi kosovar festoi duke treguar bluzën me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, ndërsa në të ishte edhe mesazhi “Liri për çlirimtarët”.

Ky është i njëjti mesazh që prej nëntë netësh po përcillet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë po protestojnë nën moton “Jo në emrin tim”, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.