Ish-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Albin Kurti, “po do t’ia japë edhe një goditje tjetër vendit” duke e dërguar në zgjedhje të reja. Ai në konferencë për media tha se qëllim i Kurtit, është, sipas tij ta zhbëjë Kosovën.
“Ky po do me ia dhanë edhe një goditje Kosovës. Ky po punon me e zhbë Kosovën të tillë çfare e kemi, që e kemi ba me shumë mund e gjak. Nuk ka me ja arritë. Kosova është më e madhe se ky keqbërës patologjik”, thotë
“Kurti e kurthoi edhe Ligjin edhe vendin. Pra e futi në kurth. Kurti i dha goditje të rëndë UÇK-së duke e lënë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Dhe Kurti, po e çon në vendin në zgjedhje, tha Haradinaj.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës që t’ia jap numrat për emrin e Bekim Sejdiut President, në atë formë që më pas të lëvizet për votimin në lexim të dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Një alternativë të tillë e ka refuzuar kategorikisht PDK, e cila insiston se Presidenti dhe Ligji janë dy çështje të ndara dhe se i njëjti duhet të votohet pa kushte.









