Ushtria e Izraelit ka njoftuar të hënën se gjatë natës e ka shkatërruar një avion që, sipas tyre, përdorej nga lideri i ndjerë suprem i Iranit, Ali Khamenei – i vrarë nga sulmet izraelo-amerikane – në aeroportin Mehrabad në Tehran.
Sipas ushtrisë izraelite, avioni ishte përdorur nga zyrtarë të lartë iranianë dhe figura ushtarake për udhëtime brenda dhe jashtë vendit.
Mehrabad Airport është një nga aeroportet më të vjetra të Tehran dhe sot shërben kryesisht për fluturime të brendshme dhe rajonale.
Përveçse është aeroporti civil më i ngarkuar për fluturime të brendshme, ai është edhe një objekt me përdorim të dyfishtë, ku ndodhen edhe kapacitete të forcave ajrore iraniane.









