Ish-Presidentja, Vjosa Osmani, në hapjen e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se “i përket së kaluarës politika me armiq imagjinarë, e politika që kërkon nënshtrim e jo mendim të lirë”. Sipas saj, do t’i mbesë së kaluarës dhe politika që siç shprehet ajo “shan edhe ata që krejt familjen ia dhanë lirisë së Kosovës”.

“Politika që fyen gratë heroina, që fyen aleatët tanë të lirisë, e që ndëshkon secilin, secilin që mendon ndryshe. Kjo, kjo është relikt i së kaluarës dhe ne do ta bëjmë pjesë të së kaluarës duke zgjedhur të ardhmen”, tha Osmani në tubimin e parë të LDK-së që shënon nisjen e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Vjosa Osmani është bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, mirëpo është e propozuar e kësaj partie për Presidente të vendit.