Që nga viti 2021, të paktën dy herë është shtrenjtuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë çmimi i energjisë për konsumatorët. Në vitin 2023, ZRRE rriti faturat për 15,4 %, ndërkaq në vitin 2025 rritja ishte 16,1 %. Këtë vit, kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO ka kërkuar që çmimi i energjisë të rritet për 21,3 për qind.
KESCO nga ZRRE ka kërkuar që në vitin 2026 t’i ketë 158 milionë euro më shumë se të hyrat e lejuar për vitin paraprak. Në vitin 2025, të hyrat maksimale të KESCO kanë qenë 435 milionë ndërsa për këtë vit është kërkuar të jenë rreth 528 milionë. Nëse kjo miratohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, do të përkthehej në shtrenjtim të rrymës.
Gjatë ditëve në vijim, ZRRE do të marrë edhe komentet nga palët e tjera nga ku një vendim final pritet ta marrë në muajin mars.








