“Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e sulmuar Presidenten Vjosa Osmani, ish-bashkëpunëtoren e tij.
Këto komente, Kurti i bëri në fjalën e tij në Kuvend, pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit nuk ka efekt juridik dhe u dha kohë deputetëve edhe 34 ditë që ta zgjedhin Presidentin.
“Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ka krijuar një situatë që kërkon qartësi dhe konfuzion. E cila kërkon përgjegjësi dhe jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike dhe parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni”, deklaroi Kurti.
Në këtë rend, sipas tij, “shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të kaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese se Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as në presion të afateve dhe paqartësive kushtetuese”.








