Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar pasi Qeveria mori vendim te ndalohet tregtimi i energjise nga kompanite serbe.
Ai ka pasur kritika lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike, duke ngritur edhe çështjen e përgjegjësisë morale për dështimet.
Përmes një reagimi, Kraki ka thënë se Kosova ka blerë energji elektrike nga Serbia, por megjithatë ka mbetur pa rrymë.
“D.m.th. paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë. Dy herë dështim. Dy herë gabim”, ka shkruar ai.
Kraki ka ngritur edhe çështjen e përgjegjësisë në politikën kosovare, duke thënë se pavarësisht asaj që ndodh në vend, askush nuk jep llogari.
“A mos ka ardhur koha me fillu me u mësu me përgjegjësinë morale si koncept edhe në politikën e Kosovës? Sepse asnjë fajtor, asnjë përgjegjës, pavarësisht çka ndodh në këtë vend, seriozisht nuk shkon”, ka deklaruar Kraki.









