Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën ka akuzuar Kombet e Bashkuara se po gënjejnë për hyrjen e furnizimeve humanitare në Gaza, duke u zotuar se do të vazhdojë të lejojë ndihma minimale në territor.
“Do ta eliminojmë Hamasin,” përsëriti Netanyahu gjatë një vizite në bazën ajrore të Ramonit në shkretëtirën e Negevit.
“Në mënyrë që të përmbushim këtë qëllim, si dhe lëshimin e pengjeve tona, ne jemi duke bërë progres në luftë dhe negociata,” tha Netanyahu. “Çfarëdo rruge që zgjedhim, neve do na duhet të lejojmë sasi minimale të furnizimeve humanitare. Ne e kemi bërë këtë deri tani.”
Kryeministri izraelit e akuzoi OKB-në se po gënjen për hyrjen e ndihmave izraelite dhe se po gjejnë arsyje për mos-shpërndarjen e tyre deri tani.
“Po thonë se ne nuk po lejojmë furnizime humanitare. Ato janë të lejuara. Ka konvoj të siguruar. Kanë qenë gjithmonë, por sot është zyrtare. Nuk do të ketë më arsyetime.”
Netanyahu shtoi: “Ne do të vazhdojmë të luftojmë, nde do të vazhdojmë të veprojmë derisa të arrijmë qëllimet tona – derisa të finalizojmë fitoren.”