Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, bashkëthemeluesen e partisë së saj, Guxo, për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, duke e cilësuar veprimin si të nxituar.
“Presidentja është së pari juriste, së dyti me eksperiencë të madhe në politikë dhe shumë e kujdesshme në vendime. Unë jam habitur. Mua më është dukur i nxituar ai veprim në 08:00 të mëngjesit”, tha Gërvalla për RTK.
Ajo shtoi se situata kushtetuese është shqetësuese, pasi Kuvendi nuk mund të ushtrojë detyrat e tij dhe ligje të rëndësishme, si ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, mbeten të pa miratuara.
Gërvalla theksoi se dekretin e Osmanit e sheh si një veprim që rrezikon funksionimin normal të institucioneve, duke i dhënë rëndësi të veçantë faktit se presidentja është bashkëthemeluesja e partisë së saj.









