Këtë të martë, duke filluar nga ora 10:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, në rastin e pengimit të drejtësisë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar 6 vjet dënim për Thaçin për këtë rast, ndërsa ai është deklaruar i pafajshëm.

Pos Thaçit, në këtë çështje janë të akuzuar edhe Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Ky është gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Speciale.

Në të parin, atë për krime lufte, Specialja e dënoi me 25 vjet burgim.

Përveç Thaçit, u dënuan edhe bashkëluftëtarët e tij në këtë rast: Jakup Krasniqi me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Kundër dënimit të krerëve të UÇK-së, qytetarët në Kosovë protestuan për 21 ditë me radhë. Protestat u organizuan nën moton “Jo në emrin tim”.

Protesta, përveç në Kosovë, pati edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Australi.