Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka mbyllur çështjen e saj në rastin “12”, aty ku ish-Presidenti, Hashim Thaçi si dhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Hajredin Kuçi e Isni Kilaj akuzohen për pengim të drejtësisë. Çështja e mbrojtjes në këtë do të fillojë më 07 prill me deklaratat hyrëse, gjersa pritet të përfundojë deri më 24 prill.
DOKUMENT:

Në javën e parë të marsit nisi gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin “12”. Sipas aktakuzës, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial.
Ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rëndojnë 11 akuza, tri për vepra penale kundër rendit juridik dhe tetë pika të akuzës në kuadër të administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.









