Prokuroria e Specializuar në Hagë e ka lëshuar në sallë një pjesë së intervistës që Hashim Thaçi e ka dhënë në Hagë -kur ishte ftuar para se të ngritkej aktakuza.
Pjesa që u lëshua ishte rreth nënshkrimit të Marrëveshjes për Demilitarizim dhe pse ishte nënshkrimi i tij.
Në intervistë dëgjohej se Thaçi ka thënë se nënshkrimi i tij ka ardhë në momentet e fundit.
Ai foli për dokumentin, si diçka që ishte përgatitur më herët e në rrëmujë.
“Ka qenë i diskutuar e i përgatitur më herët dhe nënshkruar nga Agim Çeku dhe ai mund ta sqarojë këtë rrethanë, se pse është larguar në momentin e fundit nga nënshkrimi”, dëgjohet Thaçi.
“E keni fjalën për marrëveshjen e Demilitarizimit?”, dëgjohet pyetja e hetuesit apo prokurorit.
“Po. Në momentet e fundit është ndërruar me emrin e Çekut me timin. Ka qenë rrëmujë, ka qenë gjithçka shpejt e shpejt, ka qenë aty edhe ndihmësi i Sekretares Albright, James Rubin”, përgjigjet Thaçi.